×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon mbledhja e dëshmive dhe materialeve për luf*tën në Kosovë, thotë Instituti i Kri*meve të Kryera Gjatë Luf*tës

    FrontOnline
    18 Prill 2025

    Gjatë dy javëve të fundit, Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka pranuar materiale dhe dëshmi personale, që kontribuojnë ndjeshëm në ruajtjen dhe dokumentimin e përvojave të luftës në Kosovë.

    IKKL-ja njofton se dëshmitë e materialet janë mbledhur nga disa persona.

    Nafis Lokvica, fotograf dhe kameraman, ka dorëzuar materiale të digjitalizuara nga arkivi i tij personal, të ruajtura më parë në Arkivin e Kinemasë së Prizrenit.

    Halim Hyseni, pedagog, ka dhuruar katër libra, mes tyre edhe vepra të autorëve të huaj, që përfshijnë rrëfime dhe analiza nga periudha të ndryshme të jetës arsimore dhe shoqërore në Kosovë.

    Shaip Kamberi nga Presheva ka dorëzuar materiale arkivore dhe fotografi të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, që dëshmojnë realitetin e vështirë të komunitetit shqiptar para, gjatë dhe pas luftës.

    Ibrahim Hyseni, bibliotekist nga fshati Llashticë (Gjilan), ka dorëzuar dy libra që dokumentojnë masakrën në Llashticë dhe përjetimet e atyre që u prekën nga ajo ngjarje.

    Bekim Ibishi, mësues nga Llashtica, ka dhënë intervistë ku ndan dëshmi personale si dëshmitar okular i ngjarjeve të luftës në fshatin e tij, me mbështetjen e kryetarit të fshatit, Naser Ibishi.

    Hidajete Beqiri Gllareva ka nënshkruar marrëveshje me IKKL-në për dorëzimin e fotografive dhe materialeve të mbledhura, duke ndihmuar në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

    Shukrije Rama, autore, ka dorëzuar librin “Mos paç fatin tim”, i cili përmban rrëfime personale dhe të mbijetuarave të luftës, që ndriçojnë përjetimet e tyre gjatë asaj periudhe.

    Besnik Rustemi ka ndarë dëshminë e tij personale për dëbimin nga fshati Slivov dhe përjetimet e familjes gjatë luftës, veçanërisht rrethanat e vështira që kanë përjetuar.

    Është nënshkruar gjithashtu procesverbali me Arkivin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për pranimin e materialeve arkivore të rëndësishme për dokumentim.

    Gëzim Olluri nga Lipjani ka dorëzuar librin “Kulturocidi serb në Kosovë 1990–1999”, duke vënë në pah dëmet ndaj trashëgimisë kulturore.

    Hasan Preteni nga Mitrovica, ish-komandant i batalionit të brigadës 141, ka dhënë materiale, dokumente, fotografi dhe pjesë nga ditari personal që reflektojnë përvojat dhe zhvillimet gjatë luftës.

    IKKL-ja shpreh mirënjohje për secilin prej kontribuesve, duke vlerësuar gatishmërinë e tyre për të ndarë materiale dhe dëshmi që ndihmojnë në ruajtjen dhe dokumentimin e kujtesës së Kosovës./RTK/

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk po harron bëjë “lojë me shifra”, për sa i përket pagës mesatare në Kosovë,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ish-diplomati Edon Cana sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me atë se a ka legjitimitet Besnik Bislimi të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Për vite të tëra u tentua t’i gjendet lokacioni. Më në fund u gjet. Për vite të tëra u bë zhurmë, por...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Gjatë orëve të pasditës, në zonat malore, kryesisht në jug...
    Lajme02 Qershor 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës ishin pajtuar dhe kishin mbledhur...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Janë publikuar pamjet e ngjarjes së ndodhur paraditen e së dielës kur dy turistë anglezë u aksidentuan me Jet Ski. Siç duket...
    Lajme02 Qershor 2025
    Organizata Handikos ka kërkuar veprim urgjent nga SHSKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë për procesin e shpërndarjes së pajisjeve ndihmëse për personat me...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Të dhënat statistikore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se RMV ka një shkallë të lartë të duhanpirjes, përkatësisht mbi 46 për...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tha se paga mesatare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.