Laura Fazliu është në rrugë të mirë për të fituar medalje në Kampionatin Europian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Xhudistja shqiptare do të luftojë për medaljen e bronztë, kategoria -63 kg, përcjell FrontOnline.
Ajo në luftën e parë në repesazh mundi italianen, Maria Centrachio. Në çerekfinale u mposht nga rusja Daria Davydova.
Paraprakisht, ajo kishte shënuar dy fitore, ndaj Dena Pohl të Gjermanisë dhe Juul Franssen të Holandes. Fransen është dy herë medaliste e bronztë e botës./FrontOnline/