Driton Strana nga Vushtrria, është i zhdukur që nga data 9 shkurt i këtij viti. Kërkimet për të po vazhdojnë por akoma nuk ka ndonjë rezultat.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka dalë në terren për të vizituar ekipet e kërkimit që janë angazhuar për gjetjen e 56-vjeçarit.
“Sot kam vizituar njësinë e kërkim shpëtimit të FSK-së në krye me rreshterin e klasit të parë Safet Kelmemdi, që po merret me kërkimin e personit të humbur Driton Strana, i zhdukur pa gjurmë që 9 shkurti 2021.
FSK, Policia dhe Drejtoria komunale e emergjencave po bashkëpunojnë ngushtë dhe janë në kërkim të z. Driton Strana, ndërsa kushdo që ka informata për këtë qytetar, luten që të lajmërojnë Policinë e Kosovës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.