Historia e përplasjes mbi çështjen e veshjes së sytjenave që nisi brenda eksperincës në Big Brother VIP Kosova, në mes të dy ish konkurrenteve, aktores Shota Baraliu si dhe këngëtares Ana Kabashi, duket të vazhdojë akoma.
Kësisoj, pasi që mbrëmë Shota kishte folur edhe një herë rreth debatit të tensionuar të zhvilluar në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, nuk ka munguar një reagim as nga Ana.
Kjo e fundit ka postuar një fotografi në aeroplan, derisa ka shkruar se kohën e ka të limituar dhe është e zënë duke festuar të ardhmen e saj.
“Nuk kam kohë për këtë. Jam duke e festuar të ardhmen. Vazhdoni të ma përmendni emrin”, është shprehur ajo në një kundërpërgjigje indirekte për atë që u tha mbrëmë në programin e Post Big Brother VIP Kosova.
Mbrëmë në Post BBVK, Shota ka thënë se deklarata e saj kritikuese ndaj Anës, ishte keqkuptuar.
“Ai lloj debati mendoj se është keqkuptuar, sepse mënyra se si unë e them është pak më e vrazhdë, thjeshtë ka qenë një këshillë për Anën. Vetëm jam munduar së paku t’i them që të vesh sytjena, sepse edhe mua ma ka marrë vëmendjen”, ka thënë ajo.