Besart Berisha vazhdon të jetë protagonist për skuadrën australiane, Western United.
Në fitoren 2:1 ndaj Melbourne Cityt, sulmuesi veteran nga Kosova e ka shënuar një gol të bukur, shkruan FrontOnline.
Ish-futbollisti i Kosovës dhe Shqipërisë ka shënuar në minutën e 66-të të ndeshjes.
What about this for a finish 🔥@BesartBerisha7 #WUNvMCY #RiseUpWestside #WUFC pic.twitter.com/gsRBanZnG8
— Western United FC (@wufcofficial) April 1, 2021
Përveç golit, Berisha dhuroi edhe asistim te goli i shënuar nga Wales.
Ndryshe, ky ishte goli i gjashtë i Berishës në elitën e futbollit australian, A-League. /FrontOnline/