Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se edhe sot do të vazhdojë seanca mbi marrëveshjen për pranimin e fajësisë në rastin e Januzit dhe të tjerëve.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se seanca do të fillojë nga ora 13:00.
Poashtu, dje është mbajtur një seancë ku Haxhi Shala e ka pranuar fajësinë e tij dhe marrëveshjen në fjalë, duke thënë se e kupton marrëveshjen dhe se ka biseduar për këtë me avokatët e tij.
Edhe Ismet Bahtijari e ka pranuar fajësinë e tij, për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim.