Një grua është raportuar e zhdukur gjatë ditës së djeshme.
Operacioni për gjetjen e Hamide Jakupit, nga Rahovica e Ferizajt po vazhdon edhe sot.
Nga Shoqata për Kërkim-Shpëtim thanë për Klankosova.tv se ende nuk kanë gjetur ndonjë gjurmë të saj.
“Fatkeqësisht ende jo. Urojmë që ta gjejmë shpejtë dhe shëndosh”, thanë nga kjo shoqatë.
Gjatë ditës së djeshme, ShKKSH, i ka lutur qytetarët që kanë informacione që ta kontaktojnë policinë e Kosovës ose të lajmërojnë në numrin e kësaj shoqate 045 112 102/ Klankosova.tv