Drama e madhe në luftë për titull të kampionit po vazhdon në elitën e futbollit spanjoll.
Atletico Madridi e ka ruajtur vendin e parë në tabelë me shumë mundë pasi fitoi 2-1 ndaj Osassunës me përmbysje të rezultatit.
Mysafirët befasuan të parët në minutën e 76-të duke kaluar në avantazh, mirëpo nikoqirët të etur për fitore fillimisht barazuan në të 82-tën e më pas gjashtë minuta më vonë e përmbysën rezultatin dhe morën fitore të madhe.
Real Madridi, rivali i Atleticos gjithashtu ka marrë pikët e plota pasi triumfoi 0-1 te Athletic Bilbao.
Goli i vetëm që solli pikët maksimale te “mbretrit” u realizua nga Nacho në minutën e 68-të.
Ndërkohë Barcelona edhe matematikisht ka rënë nga gara për titull pasi u mposht në mes të “Camp Nou” nga Celta Vigo.
“Blaugrana” pësoi 1-2 me përmbysje të rezultatit nga Celta dhe kësisoj mbeten pa titull edhe këtë vit.
Atletico është në vendin e parë me 83 pikë, Real Madridi ka 81 dhe Barcelona ka grumbulluar 76 pikë.
Atletico Madrid xhiron e radhës takohet me Valladolidin në udhëtim, ndërkohë Real Madridi pret Villarrealin.