Muhamet Ramadani vazhdon ta dominojë Kampionatin Ballkanik U20 në atletikë.
Atleti mitrovicas fitoi dje medaljen e artë në hedhjen e gjylës 6 kg në Ballkanikun, i cili po mbahet në Stamboll.
Përkundër një lëndimi të pësuar para dy ditësh, Ramadani doli i pari me rezultati 19.02 metra./FrontOnline/