×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vazhdojnë tensionet, SHBA-ja vendos sanksione ndaj sektorit të naftës në Iran

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja të cilat shënjestrojnë kompanitë, entitetet dhe individët iranianë që janë kryesorë në sektorin e naftës.

    Departamenti i Thesarit në SHBA tha se përmes aktivitetit të tyre, të sanksionuarit, mbështesin Forcën Kuds, që është pjesa elite paramilitare dhe e spiunazhit e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.

    “Regjimi në Iran përdor sektorin e naftës për të financuar aktivitetet destabilizuese të kësaj force”, tha Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, në deklaratë.

    “Regjimi iranian vazhdon të ketë në prioritet mbështetjen e tij për entitetet terroriste dhe programin e tij bërthamor”, shtoi ai.

    Ndër të sanksionuarit janë Ministria Iraniane e Naftës, Kompania Kombëtare Iraniane e Naftës (NIOC) dhe Kompania Kombëtare Iraniane e Cisternave.

    Sanksionet ngrinë çdo pasuri në Shtetet e Bashkuara të atyre që janë në listën e zezë dhe në përgjithësi ndalon amerikanët të bashkëpunojnë me të sanksionuarit.

    Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur që kur presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme më 2018 nga marrëveshja bërthamore me Iranin e arritur nga presidenti, Barack Obama më 2015.

    Që atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksionet që ishin lehtësuar në bazë të marrëveshjes, si dhe kanë shtuar disa të reja.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se sanksionet janë pjesë e një fushate presioni maksimal për të kufizuar aftësinë e regjimit iranian, për të kërcënuar fqinjët e tij dhe për të destabilizuar Lindjen e Mesme.

    “Disa blerës të naftës iraniane duhet ta dinë se ata po ndihmojnë për të financuar veprimtarinë malinje të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme, duke përfshirë mbështetjen e tij për terrorizmin”, tha Pompeo në një deklaratë.

    Sanksionet vijnë gjithashtu pasi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar pretenduan se Irani ka ndërhyrë në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Irani e quajti akuzën “të pabazë”. /Rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Gjykata më e lartë e Francës ka anuluar një urdhër arresti për ish-udhëheqësin sirian Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëfajësi në krime...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, pas konstatimit të...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, në Skoci në...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.