×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vazhdojnë tensionet, SHBA-ja vendos sanksione ndaj sektorit të naftës në Iran

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja të cilat shënjestrojnë kompanitë, entitetet dhe individët iranianë që janë kryesorë në sektorin e naftës.

    Departamenti i Thesarit në SHBA tha se përmes aktivitetit të tyre, të sanksionuarit, mbështesin Forcën Kuds, që është pjesa elite paramilitare dhe e spiunazhit e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.

    “Regjimi në Iran përdor sektorin e naftës për të financuar aktivitetet destabilizuese të kësaj force”, tha Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, në deklaratë.

    “Regjimi iranian vazhdon të ketë në prioritet mbështetjen e tij për entitetet terroriste dhe programin e tij bërthamor”, shtoi ai.

    Ndër të sanksionuarit janë Ministria Iraniane e Naftës, Kompania Kombëtare Iraniane e Naftës (NIOC) dhe Kompania Kombëtare Iraniane e Cisternave.

    Sanksionet ngrinë çdo pasuri në Shtetet e Bashkuara të atyre që janë në listën e zezë dhe në përgjithësi ndalon amerikanët të bashkëpunojnë me të sanksionuarit.

    Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur që kur presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme më 2018 nga marrëveshja bërthamore me Iranin e arritur nga presidenti, Barack Obama më 2015.

    Që atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksionet që ishin lehtësuar në bazë të marrëveshjes, si dhe kanë shtuar disa të reja.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se sanksionet janë pjesë e një fushate presioni maksimal për të kufizuar aftësinë e regjimit iranian, për të kërcënuar fqinjët e tij dhe për të destabilizuar Lindjen e Mesme.

    “Disa blerës të naftës iraniane duhet ta dinë se ata po ndihmojnë për të financuar veprimtarinë malinje të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme, duke përfshirë mbështetjen e tij për terrorizmin”, tha Pompeo në një deklaratë.

    Sanksionet vijnë gjithashtu pasi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar pretenduan se Irani ka ndërhyrë në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Irani e quajti akuzën “të pabazë”. /Rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka lënë me urgjencë seancën plenare këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas Top Channel, ai...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Pentagoni është habitur nga zgjedhja e Donald Trump për ta bërë Sekretar të Mbrojtjes Pete Hagseth, një veteran i gardës kombëtare dhe...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Republikanët kanë siguruar një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, duke shtrirë kontrollin e tyre në dhomën e ulët dhe duke...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Vip14 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri nuk ka as një muaj që është martuar. Parteri i saj, Kreshnik Gjergji, ka kohë që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në platformat e 699 bankave gjermane, Republika e Kosovës do të figurojë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të enjten ka mbajtur protestë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë paraqitur disa...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, të kryesuar nga zëvendëskryetarja, Arta Baralija, u shqyrtua buxheti i Zyrës Kombëtare të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.