Tenisti francez, Benoit Perr u gjend përsëri në qendër të vëmendjes për shkak të sjelljeve të çuditshme në një përballje.
Francezi u mund në rundin e parë të Masterit në Romë nga italiani Stefan Travalje me rezultat 2:0 dhe ndeshja u përshkrua nga çmenduritë e tij, shkruan FrontOnline.
Me rezultatin 2:2 në setin e dytë, pas shërbimit të Perr, gjyqtari bëriti “jashtë”, por francezi nuk ishte dakord me atë vendim.
Kështu, ai u fut në një debat me gjyqtarin kryesor Carlos Bernardes.
📸 It's all about the angles…#IBI21 pic.twitter.com/I2bVyXZSkQ
— Tennis TV (@TennisTV) May 10, 2021
Bernardes: Ju do të dënoheni për këtë .. .
Perr: Cili është dënimi?
Bernardes: Benoit, nuk më takon mua të vendos.
Perr: Sa do të më dënojë ATP?
Bernardes: Nuk e di, Benoit, por e di që nuk mund ta bësh këtë.
Perr: Në rregull, unë do të paguaj gjobën. Unë do të paguaj, nuk më intereson!./FrontOnline/