Mbrëmjen e kaluar, Melisa Lleshi, në “BBVK”, ka treguar se kur ishte 5 vjeçe është ngacmuar seksualisht.
Ditën e sotme ajo ka vazhduar rrëfimet e saj kur ishte adoleshente.
Ajo u ka treguar Artanit dhe Vedatit, se në shkollën italiane ishte bullizuar nga fëmijët që mësonin atje.
Madje ajo ka zbuluar se edhe është rrahur gjatë shkollimit atje.
“Më kanë bullizuar shumë, edhe më kanë rrahur në shkollë sepse mësoja dhe nuk ikja shumë nga orët e mësimit. Më thoshin kjo është shqiptare, për ata nuk ishte mirë që unë isha shqiptare”, ka thënë Melisa.