Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj, këtë kohë ka qenë një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar.
Kjo për shkak të ndarjes nga partneri i saj, reperi Sin Boy, me të cilin ka qenë në lidhje për shumë vite.
Në një intervistë të fundit, artistja nga Istogu theksoi se së fundmi ka qenë një lidhje toksike dhe se distanca ishte një tjetër arsye e ndarjes.
Ajo po kalon një kohë të mirë në Zanzibar të Tanzanisë, ku edhe ka sjell disa fotografi.
“Nëse të them të dua, të them se është gënjeshtër”, shtoi në përshkrim këngëtarja.