×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdimi i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet, Abdixhiku për LVV-në: Bllokues në shtet e në punë, Prishtina nuk ndalet

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se me rinisjen e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, Komuna e Prishtinës i dha përgjigje dinjitoze “bllokuesve të punës”.

    Ai shkroi në një postim në facebook se punimet “nuk do të ndalen”.

    “Bllokues në shtet. Bllokues në punë! Sot, Komuna e Prishtinës, i dha përgjigje dinjitoze bllokuesve të punës. Vazhdoj me punë! Një Komision, diku në një Ministri, me një a dy inspektorë partiak e idhnakë, vendosë të bllokojë një Kryeqytet të tanë, me arsyet e mbrojtjes së trashëgimisë. Trashëgimi ky asfallt gërmadhë?! Punimet vazhduan! Nuk do të ndalen! Ai që ka mend punën nuk ndalet. Prishtina, nuk ndalet!”.

    “Të paaftit dinë vetëm bllokadë! Për tre vite rresht kanë bllokuar në vazhdimësi Sheshin George Bush për një trashëgimi, mbikalimin në Dragodan po ashtu për trashëgimi; nënkalimin te Kuvendi sërish dhe natyrisht për trashëgimi. Kanë bllokuar Rrugën A për një rast të humbur në fund në gjykatë; Unazën e Jashtme me mos aprovim të një kredie pothuajse falë; Planin Zhvillimor Komunal me interesa të përçudnuara bizneso-partiake, e tatimet vetanake me ligje anti-kushtetuese!”, shkroi Abdixhiku.

    “Duhesh të urresh shumë një qytet të tërë për ta bllokuar kaq shumë!”.

    “Prishtina do të fitojë. Edhe tash, edhe në vjeshtë! Puna le të vazhdojë! Puna, do të vazhdojë! Kjo gërmadhë shpejtë do të shndërrohet në një ndër sheshet më ikonike në vend!”, shkroi Abdixhiku.

    Punimet në “Xhorxh Bush”, janë ndalur dy herë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore, me arsyetimin se projekti komunal cenon integritetin e monumenteve.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se për shkak të punimeve në rrugën “Enver Maloku” dhe ” Hilmi Rakovica”, sot dhe nesër do...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputeti i GUXO-s, Nezir Kraki, ka komentuar situatën e bllokimit të Kuvendit, duke akuzuar opozitën për barrikadim ndaj formimit të komisionit të...
    Lajme31 Maj 2025
    Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë që në mandatin e fundit ishin në opozitë,...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka thënë se partia e saj konsideron që në këto momente, Kuvendit të Kosovës në krye i...
    Lajme31 Maj 2025
    Kreu i NISMA-s në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas raportimeve në media për shpenzimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur për media para hyrjes në objektin e Kuvendit të Kosovës ku edhe do të mbahet...
    Lajme31 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të stafit të kongresit amerikan, organizuar nga Atlantic Council, me të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, thotë se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshjet...
    Vip31 Maj 2025
    Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave që qarkulluan për prishjen e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.