Një adoleshent italian, i cili humbi jetën për shkak të leucemisë në vitin 2006, është pranë shpalljes shenjtor, pas lumturimit të tij në qytetin e Asisit në rajonin e Umbrias.
Carlo Acutis, që tani konsiderohet shenjti mbrojtës i internetit, pasi mësoi të kodonte dhe të dokumentonte mrekullitë online. Ai gjithashtu mirëmbante faqet e internetit për grupe katolike vendase.
Ai u lind më 3 maj 1991 në Londër. Prindërit e tij u zhvendosën më pas në Milano kur ai ishte ende fëmijë. Që i vogël tregoi përkushtim ndaj fesë katolike.
Ishte 15 vjeç kur më 12 tetor 2006 ndërroi jetë, duke u bërë personi më i ri në moshë që lumturohet në kohët moderne.
“Të rinjtë ishin të lodhur nga shërbesat priftërore, ndoshta jo në sinkron me kohën, por Zoti ndërhyn në histori dhe në punët e njerëzve dhe na ofron këta fanarë të dijes,” – u shpreh At. Enzo Fortunato, drejtor i zyrës për shtyp të Manastirit të Shenjtë të Asisit.
Lumturimi përfshin zhvarrosjen e trupit të një kandidati dhe shumë persona u mblodhën në Asisi për të parë Carlo Acutis.
Ai është në rrugën e shenjtërimit pasi Papa Françesku njohu mrekullinë që i atribuohet atij: Shërimi i një djali 7-vjeçar në Brazil nga një çrregullim i rrallë i pankreasit.