Kosova nuk e fitoi asnjë nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, mirëpo rëndësi pati debutimi në këtë kompeticion.
Vashat tona sot rreth orës 12:00 do të rikthehen në Kosovë, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës.
FVK gjithashtu ka njoftuar se të martën do të organizohet një konferencë për media, për të bërë rikapitullim të debutimit të Përfaqësueses së Kosovës në volejboll (vajzat), në CEV “EuroVolley 2021”./FrontOnline/