Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave e ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja në fjalë u zhvillua sot në Shkup, shkruan FrontOnline.
Sikur në ndeshjen e parë, edhe sot vashat e Kosovës fituan ndaj futbollisteve maqedonase, por kësaj radhe me rezultat minimal, 0:1.
Ndërkaq, ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 1:3 në favor të “Dardaneve”./FrontOnline/