Hamide Xhemajli-Ferizi, nga Drenica, ishte vetëm 19 vjeçare kur i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 1996, atëherë kur pak kush dinte se po organizohej lufta në mbrojtje të vendit.
Këtë rrëfim të jashtëzakonshëm të një prej ushtareve të orëve të para të UÇK-së e ka publikuar Vasfije Krasniqi- Goodman.
”LIRIA KA EMER: Hamide Xhemajli është ushtare e orëve të para në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Qysh në vitin 1996 ajo vendosi që t’i braktisë ëndërrat dhe t’i bashkohet vëllait, që bashkë të japin gjithçka për lirinë e atdheut. Një vajzë e fortë, me plot ideal për atdheun, nuk u dorëzua kurrë ani pse lufta po ia jepte kujtimet më të dhimbshme”.
Ajo me emocione tregon ditën kur një burrë i familjes Deliu nga Rezalla e Drenicës erdhi bashkë me vajzen e vogël. Cuculla e vajzës ishte larë me gjak.
”Kjo është krejt çka m’ka mbetë prej familjes”, i kishte thënë ai për vajzën.
”Hamidja nuk ia lëshoi dorën shokut të saj, Bedriut, deri sa ai vdiq nga plagët që mori në betejë kundër forcave gjenocidiale të Millosheviqit.
Kjo ishte lufta jonë për liri. Një histori e përbashkët e krenarisë dhe dhimbjes e vajzave dhe djemve tanë.
Shpërndajeni historinë e jashtëzakonshme të Hamides.
#LiriaKaEmer #FreedomHasAName”, ka shkruar Vasfije Krasniqi Goodman në profilin e saj në Facebok.
Në këtë video, që është projekt i platformës “LIRIA KA EMËR”, ish-ushtarja e UÇK-së, Hamide Xhemajli-Ferizi, tregon për kohën kur me krenari i ishte bashkuar vëllai të saj në luftë, duke thënë se kjo ishte dashuria ndaj atdheut.
”Kam pasë dëshirë dhe vullnet për me ba diçka për vendim tim dhe jam e lumtur dhe krenare që kam ba aq sa kam mujtë”, thotë ajo.
Hamidja kujton me dhimbje momentet e rënda gjatë luftës, kur kishte humbur një bashkëluftëtar në duart e saj, shoqen e saj, Nanën Salë, si dhe kujton masakrën familjes Delijaj në Abri.
https://www.facebook.com/bucha.krasniqi/videos/3144032622489964/
https://www.facebook.com/bucha.krasniqi/videos/3144032622489964/