×
  • Lajme
  • Lajme

    Vasfije Krasniqi-Goodman: Dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet

    FrontOnline
    13 Prill 2025

    E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka përkujtuar një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

    14 prilli i vitit 1999 për ish-deputeten është një datë që nuk shënoi vetëm në kujtesë, por në çdo qelizë të trupit të saj. Atë ditë, siç thotë ajo, jeta e saj ndryshoi përgjithmonë.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi-Goodman thotë se ndonëse dikur e dëshironte vdekjen, sot, “dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet”,

    “14 prilli i vitit 1999 është një datë që nuk e shënoj vetëm në kujtesë, por në çdo qelizë të trupit tim. Atë ditë, jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Para saj, frika ime më e madhe ishte vdekja – një e panjohur që më përndiqte në netët pa gjumë, në zhurmën e çdo shpërthimi, në ecjen e çdo ushtari serb që afroheshin gjithnjë e më shumë. Por pas 14 prillit, një frikë tjetër më e rëndë u ngulit në shpirtin tim: frika e dhunës, e përdhunimit – diçka që kurrë nuk e mendoja se do të më ndodhte, diçka që e kisha parë vetëm në rrëfimet e të tjerëve, e që mendova se do të më kalonte pranë pa më prekur.

    Por jo. Pas asaj dite, vdekja u bë një dëshirë, jo një frikë. E kërkova, e lutej zemra ime për të, sepse ndihesha e shkatërruar, e thyer në çdo formë të mundshme. Trupi im nuk ishte më i imi. Zëri im ishte heshtur, ndërsa bota kishte ndalur së dëgjuari. Dhe sërish, vdekja nuk erdhi. Jetova.

    Jetova, edhe pse shumë herë mendova të dorëzohesha. Në errësirat e netëve të mia, kërkova arsye për të vazhduar, për të ngritur kokën, për të mos u rrëzuar përfundimisht. Dhe sërish, nuk e di nga vinte ajo forcë që më mbante gjallë. Ndoshta nga kujtimi i familjes, ndoshta nga shpresa se një ditë zëri im do të dëgjohej, ose ndoshta nga dëshira që askush tjetër të mos kalojë atë që unë kalova.

    Kam parë të mirën dhe të keqen në jetë, kam takuar njerëz që më ndihmuan të ngrihem dhe të tjerë që më thyen pa mëshirë. Por sot, kur e kujtoj atë ditë, nuk jam më vetëm viktimë. Jam dëshmi. Jam një zë që mbijetoi dhe që nuk do të heshtë më. Sepse dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet”, ka shkruar Ajo

    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në të cilën shihen Policët e Kosovës duke shqiptuar gjoba për shoferët që...
    Lajme26 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut, ka takuar presidentin amerikan, Donald Trump. Osmani tha se Shtetet...
    Lajme26 Prill 2025
    Për të gjashtën herë me radhë, deputetët nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin, duke e vënë në pah jo vetëm mungesën e...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se një stërvitje për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave është kryer nga batalioni Taktik Rezervë i KFOR-it...
    Lajme26 Prill 2025
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka folur për vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendi të Kosovës, të...
    Lajme26 Prill 2025
    Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë kryesore mortore të Papa Françeskut, e cila u mbajt në Bazilikën e...
    Sport26 Prill 2025
    Bayer Leverkuseni ka shtyrë festën e Bayern Munchenit për t’u shpallur kampion në Bundesligës. Leverkuseni fitoi 2:0 të shtunën pasdite ndaj Augsburgut....
    Lajme26 Prill 2025
    Në mesin e liderëve botërorë, të shtunën në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut prezente ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani....
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Presidenti amerikan  Donald Trump tha të shtunën se dyshon nëse Vladimir Putini i Rusisë dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, duke...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.