Në fshatin Bajgorë të Komunës së Mitrovicës është varrosur profesori i mjekësisë dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Asllan Istrefi.
Istrefi ka qenë profesor dhe drejtor I shkollës së mjekësisë në Mitrovicë. Gjatë luftës ai ka bartur uniformën e UÇK-së, ku ka luftuar në kuadër të Zonës Operative të Shalës dhe ka qenë I njohur me pseudonimin “Xhaxhi”.
Në nderim të jetës së tij janë mbajtur homazhe si dhe mbledhje komemorative nën patronatin e kryetarit të komunës, Bedri Hamza.