I është dhënë sot lamtumira e fundit futbollistit të Vushtrrisë, Erjon Morina.
Pas sulmit kardiak që e pati disa javë më parë, futbollisti i deritashëm i Vushtrrisë nuk ia doli dot.
Erjon Morina e kishte nisur karrierën te FC Prishtina, derisa kishte luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë.
Federatat sportive, klubet kosovare dhe sportistët i kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e jetës së futbollistit.
Lajmi për vdekjen e futbollistit i ka shokuar të gjithë sot pasi që Erjonit iu ndalën ëndrrat në gjysmë.