Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Daver Haskukës, babait të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskukës.
Daver Haskuka vdiq sot në mëngjes, ndërsa kryetari i Prizrenit njoftoi se ceremonia e ngushëllimeve nuk do të mbahet për shkak të pandemisë.
“Njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot në orët e hershme të mëgjesit ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Daver Haskuka. Varrimi dhe namazi i xhenazes do të bëhet në ora 14:20 në Varrezat e Qytetit në Prizren. Për shkak të masave të pandemisë, nuk do të ketë të pame. Zoti të mëshiroftë me xhenet babi!”, ka shkruar Haskuka.