Në Deçan tashmë janë varrosur dy vëllezërit që u mbytën tragjikisht nga treni në Gjermani.
Pak para varrimit, të pranishmëve aty u është drejtuar babai i dy të ndjerëve, Arif Arifaj.
Ai ka thënë se ngushëllimet e shqiptarëve po e bëjnë më të fortë.
“Nuk me rrjedhin lotët për shkak të ngushëllimeve e përkrahjes së shqiptarëve nga të gjitha anët”, ka thënë Arifaj.
Nxënësi i shkëlqyer, Hasan Arifaj, 17 vjeç dhe vëllai i tij, Bleriani, 13 vjeç, që ëndërronte të bëhej futbollist, u goditën nga treni në Gjermani, në mëngjesin e së martës, teksa kishin marrë rrugën për të shkuar në shkollë. Mrekullisht shpëtoi vëllai i tyre 14-vjeçar, Arigoni, i cili e pa tragjedinë e vëllezërve me sy dhe më pas e telefonoi babanë e tyre, Arifin, për t’i kërkuar që me urgjencë të arrinte në stacionin e trenit.