Vrasja makabre e 8-vjeçarit në Fier ka shokuar gjithë shqiptarët.
38-vjeçari, komshi me familjen e 8-vjeçarit e kishte vrarë këtë të fundit dhe e kishte groposur në banesën e tij.
Kjo ka irrituar të gjithë, derisa reagime të shumta ka pasur edhe nga figurat publike.
Së fundmi ka reaguar edhe reperi Gold Ag, i cili ka thënë se personin në fjalë duhet ta varin në mes të Tiranës.
“Varje në mes të Tiranës kriminelit. Zot na ruaj nga ky lloj i egërsirave”, ka shkruar Gold AG.
Për këtë kanë reaguar edhe Flori Mumajesi, Soni Malaj, e Noizy, madje ku i fundit u shpreh se 38-vjeçari duhej pushkatuar.