“Komisioni pajtohet me Parlamentin që të procedohet me liberalizmin e vizave, por vendimi duhet të merret në Këshill. Ne i lutemi palës kosovare që të afrohen me anëtarët e Këshillit për të punuar në këtë drejtim”.
Parlamenti Evropian ka mbajtur sot një debat të përbashkët lidhur me Raportet e Progresit 2019-2020 për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se është esenciale për Qeverinë e re që të përqendrohet në dialogun me Serbinë për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet dy vendeve.
“Komisioni pajtohet me Parlamentin që të procedohet me liberalizmin e vizave, por vendimi duhet të merret në Këshill. Ne i lutemi palës kosovare që të afrohen me anëtarët e Këshillit për të punuar në këtë drejtim”.
Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova gjendet në momente të vështira dhe sipas tij, zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet sa më parë.“Kosova ndodhet në një moment kritik. Qytetarëve i është dëgjuar zëri përmes zgjedhjeve që janë mbajtur, ku është formuar edhe Qeveria e re. Mendoj që është esenciale që Kosova sa më parë të zgjedhë presidentin”.
Ajo çka është shumë e rëndësishme sipas Varhelyi, është edhe vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi, i cili sipas tij, është në të mirën e të dyja palëve.