×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    “Varfëria dhe mjerimi i skajshëm”: Osmani dikur shkruante për varfërinë, por sot mezi zbriti nga G-Classa në Viti

    FrontOnline
    15 Gusht 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dikur fliste dhe shkruante për varfërinë në vendin tonë. Sidoqoftë, të enjten, gjatë një vizite në Viti, ajo zbriti nga një veturë që është antonim i varfërisë, sinonim i luksit – Mercedes Benz G-Class.

    Në momentin e zbritjes nga vetura, presidentja u tregua e kujdesshme dhe u duk se nuk e pati shumë të lehtë daljen për shkak të lartësisë së ulëses së pasme të automjetit nga toka.

    “Hipokrizia s’ka kufi. Rreziku me i madh i liberalizimit te vizave nuk jane qytetaret dhe kontrabanduesit, por varferia dhe mjerimi i skajshem qe po zotron kudo ne Kosove si rezultat i keqqeverisjes, korrupsionit dhe krimit te organizuar. Ekziston vetem nje adrese e vetme per kete situate, ajo eshte Qeveria e Kosoves. E sipas Qeverise, si gjithmone, fajtor eshte qytetari. Mjafte më me akuzat kunder qytetareve” – shkruante Osmani në rrjetin “Facebook” në vitin 2013.

    Disa vjet më vonë, në vitin 2021, para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, Osmani përsëri e kishte vajtuar varfërinë gjatë një interviste bashkë me tashmë kryeministrin Albin Kurti në televizionin “Dukagjini”.

    “Ky vend nuk është i varfër për shkak të njerëzve që kanë punuar me nder e me përkushtim brenda vendit e jashtë vendit, por është i varfër për shkak të politikanëve, që kanë shndërruar biznese të tëra, nëpërmjet haraçit, nëpërmjet zhvatjes, nëpërmjet marrjes së përqindjeve edhe investitorëve të huaj, nëpërmjet krimit e korrupsionit masiv, saqë organizatat ndërkombëtare sot thonë se mbi 300 milionë [euro] në vit ne i humbasim vetëm nga ky korrupsion. Kjo është arsyeja pse mbi 100 mijë qytetarë sot n’Kosovë jetojnë me më pak se një euro” – kishte thënë Osmani.

    Më tutje, ajo kishte premtuar barazi për të gjithë.

    “E çka ofrojmë ne është: drejtësi për të gjithë, po më së pari për ne të dy [atë dhe Kurtin], arsyetim të secilit send, më së pari për ne të dy, por drejtësi edhe për të gjithë ata që u bënë kurrë pa punuar milionerë brenda natës, edhe do t’kërkojmë përgjigje se si u bënë milionerë brenda natës” – kishte premtuar zonja që sot është presidente e vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka luajtur sot shah me një pensioner. Hamza ka premtuar se në qeverisjen e tij,...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...
    Lajme15 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 113-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Në Graishtë të Lipjanit, Elmi Reçica ka marrë pjesë në homazhe me rastin e 26-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Ismajl...
    Lajme15 Janar 2025
    Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të mërkurën kanë nënshkruar një marrëveshje rreth 1 miliard euro. Në kuadër të Javës së...
    Lajme15 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 113-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.