Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, raportohet se do t’i japë fund karrierës së tij.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën nuk po arrin të rimëkëmbet pa lëndimeve të njëpasnjëshme, dhe kjo duket se ia ka humbur durimin dhe aftësitë për të luajtur futboll profesionist.
31-vjeçari që luan te Como në Serie A, nuk e ka zhvilluar asnjë lojë këtë edicion, madje nuk është regjistruar fare nga klubi italian.