Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen.
Van der Bellen, pos për Shqipërinë ka folur edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se Austria do të kujdeset që Ballkani Perëndimor të jetë lartë në agjendën e Bashkimit Evropian në aspiratën për integrim në këtë rajon.
“Shqipëria mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Austrisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, si dhe në përpjekjet tona të vazhdueshme për të siguruar që Zgjerimi i BE-së dhe Ballkani Perëndimor të qëndrojnë në krye të agjendës së BE-së”, tha ai.
Po ashtu, shefi i shtetit austriak, ka folur specifikisht për progresin që ka shënuar Shqipëria dhe synimin për integrim në BE deri në vitin 2030.
“Shqipëria ka arritur progres të rëndësishëm në vitet e fundit dhe është bërë një nga pararendësit në procesin e anëtarësimit në BE. Ambicia e vendit është të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030”, theksoi Van der Bellen.
Albania and Austria share excellent long-lasting bilateral relations. President @BajramBegajAL and I agreed that there is great potential to further deepen our economic ties. (1/3) pic.twitter.com/ne4dlugzbs
— Alexander Van der Bellen (@vanderbellen) March 25, 2025