Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë zgjedhur që fushatën e këtyre zgjedhjeve të bëjnë ecje me qytetarë.
Dy pretendentët, njëri për Kryeministër, e tjetra për Presidente po thonë se kanë përkrahje të madhe të qytetarëve, dhe se do t’i fitojnë bindshëm zgjedhjet.
Ata po publikojnë edhe fotografi ku shihen qytetarë të shumtë në përkrahje të tyre.
Por, nga një aktivitet i tyre zgjedhor është nxjerrë një fotografi ku shihen shumë pak njerëz në përkrahje të tyre.
Reagim për këtë fotografi ka bërë edhe analisti politik, Valon Syla, i cili përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se “qe qysh i bon 10 mijë veta Albini dhe Vjosa në Zhur”.
“Qe qysh i bon 10 mijë veta Albini dhe Vjosa në Zhur. Tani del Bleron Baraliu e rrok krytë në dollapa të kuzhinës e del thotë 55%. Hakia 75%… mbani mend këta numra. Se shfryhet balloni me 14 shkurt.”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/valon.a.syla.9/posts/1669668519872526