“Princ Valentino Corleone’ i cili u arrestua para dy muajsh pasi dyshohej se ka kanosur babanë e tij, i njëjti është liruar nga paraburgimi.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, i cili ka bërë të ditur se Corleones i është shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.
“Me propozim të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, atij i është shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri”, tha ai.
E menjëherë pasi doli nga burgu, Vali Corleone është shfaqur për publikun.
Në rrjetin social Instagram, është publikuar një video ku shihet Vali në sallonin e një frizeri.
Kujtojmë se, Vali Corleone u arrestua më 21 mars, pasi dyshohet se e ka kërcënuar babain e tij, duke tentuar që ta largojë nga shtëpia.
Prokuroria i kërkoi Gjykatës që i njëjti të ndalohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit dhe observimit.