Deputetja e PDK-së nga Mitrovica, Valdete Idrizi, thotë se qeveria po i mbyll sytë për pjesën veriore.
Idrizi thotë se pavarësisht masave të marra nga Qeveria ato nuk po përfillen në Veri të vendit dhe qeveria po hesht.“Ndoshta nuk ka arritë t’i përkthej vendimet e qeverisë e ata spo kuptojnë, ku me ditë??” pyet Idrizi.
Postimi i plotë:Qeveria prap i mbyllë sytë kur është fjala për pjesën veriore të Mitrovicës. Përkundër masave ani covid që qeveria mbrëmë si shpejt e shpejt i propozoi e miratoi, në veri ato nuk përfillen, e qeveria heshtë, thuajse ska virus andej ure. Apo, si me qenë në ndonjë shtet tjetër. Ndoshta nuk ka arritë t’i përkthej vendimet e qeverisë e ata spo kuptojnë, ku me ditë??Spo komentoj më shumë për këto masa me të vërtetë të pakuptimta, por a nuk ish dashtë të zbatohej vendimi në tërë Republikën e Kosovës?
Njerëz, miq, duhet të ruajmë veten dhe të tjerët duke e ruajtë distancën fizike me të tjerët, higjienën dhe maskën, se përndryshe vështirë me i përballu kështu masat, të cilat po i dëmtojnë edhe më shumë bizneset, edhe ashtu më të dëmtuarat nga masat ani covid!