Për të mos u eliminuar nga “sfida e rezistencës”, Armaldo Kllogjeri ka gjetur një mënyrë se si të kryejë nevojat personale. Maestro është mbuluar me batanije dhe ka urinuar para të gjithëve.
Ky veprim i tij nuk është pritur aspak mirë nga Valbona Mema, e cila ka shpërthyer keq.
Pjesë nga debati:
Armaldo: Ti Valbona je pak tradicionale në këtë pikë
Valbona: Me mua mos e kruaj për tradicionale se nuk e di fare përgjigjen e një gruaje. Turp të kesh që në sytë e një femre, të një nënë single bën urinën, turp të kesh!
Armaldo: Ti nuk ishe këtu.
Valbona: Këtu isha, ta pashë edhe dorën kur e fute
Armaldo: Nuk ishe këtu
Valbona: Po të më konsideroje si motër më thoje “Valbona ik atje”.
Armaldo: Më vjen keq se po gjykoni shumë gabim, po hapni debat kot
Valbona: Mua mos më trego tradicionalen. Unë jam grua dhe me G të madhe.
Armaldo: E lëmë fare se po më keqkupton
Valbona: Më the je shumë tradicionale. Kam një moshë si motra jote e madhe dhe më thoje Valbona futu brenda. Luizit ja pranoj se është sa djali im po ti je vëllai im.
Armaldo: Në rregull, të kërkoj ndjesë nëse të ofendova. Më fal!
Valbona: Kam ardhur si Valbona Mema jo si katunare./albeu