Valbona Mema ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania ditën e sotme (e mërkurë).
Kështu është njoftuar nga një zarf që ‘Vëllai i Madh’ ua dërgoi banorëve, të cilin ishte duke e lexuar Luiz Ejlli.
Arsyeja e daljes së Bonës kishte të bënte me një familjar të sajin që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Për këtë arsye anulohet televotimi për ditën e shtunë. Valbona ju uron suksese të gjithëve duke shpresuar”.
Nga ana tjetër, në spektaklin e së shtunës nuk do të largohet askush nga shtëpia. /Telegrafi/