Gjatë javës në “BBVA”, u zhvillua emisioni radiofonik, ku u fitua nga Luizi, Kiara, Valbona dhe Ermiona.
Kiara dhe Luizi, ishin në rolin e moderatorëve, teksa Valbona dhe Ermiona ishin të ftuarat, shkruan lajmi.net.
Katër banorët fituan një çmim prej 1000 euro për moderimin dhe temat që u trajtuan dhe diskutimet e gjata mes Valbonës dhe Ermionës.
Pas spektaklit, Valbona i tha Ermionës që paratë e tyre t’ia dhurojnë Luizit, duke qenë se ai sapo ka krijuar një lidhje dhe mund t’i duhen ato para.
Ermiona u shpreh se nuk ka pse ia jep pjesën e saj Luizit, pasi ai ka fituar një udhëtim në Maldive me Kiarën, teksa ajo shtoi se me ato para, mund të bëjë vetë një udhëtim në Maldive, duke mos rënë dakord me mendimin e Valbonës.
Luizi nga ana tjetër, u shpreh se ai nuk ka nevojë për paratë që kishte dëshirë t’ia ofronte Valbona.