Edhe këtë javë Valbona është zgjedhur lidere e shtëpisë me shumicën e votave nga banorët brenda.
Ajo sipas tyre është duke i ndarë punët më se miri dhe për këtë e Meriton edhe postin e liderit të shtëpisë.
Por, këtë herë produksioni ka vendosur që të shpërbleje atë duke i dërguar një zarf në shtëpi më një përparësi që do të këtë në lojë.
Menjëherë në shtëpi kanë nisur aludimet dhe duke marrë parasysh nga BBV i vjetshmi, lideri ishte ai që niste zinxhirin, kur nominimet bëheshin në atë mënyrë dhe duket se Valbona do të nisë zinxhirin e nominimeve të martën, ose të shtunën.