×
  • Lajme
  • Lajme

    Valbon Krasniqi: Vaksinat kundër COVID-19 po i presim këtë muaj

    FrontOnline
    12 Mars 2021

    Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi ka thënë se institucioni shëndetësor që ky drejton, si dhe zyrtarë të tjerë shëndetësorë, po vazhdojnë takimet e përditshme për situatën me COVID-19.

    Ai thotë se është i nevojshëm respektimi i masave antipandemi, ndonëse aktualisht nuk janë dhe aq rigoroze, njofton Klan Kosova.

    ”Ne kemi takime të rregullta javore me kryeministrin dhe ne si SHSKUK. Duke marrë parasysh kriteret, i diskutojmë dhe shoshisim në hollësi të gjitha masat e nevojshme. Nesër përsëri do të kemi dy takime, një takim me komitetin dhe një takim tjetër me Asociacionin e Komunave. IKSHPK është përgjegjës për të rekomanduar masat, ndërsa ne si SHSKUK bëjmë paraqitjen e kapaciteteve tona. Kemi vazhduar me furnizim të oksigjenit dhe kjo ndoshta na bën të funksionojmë me këto masa”.

    ”Kjo që është duke ndodhur tani nuk është për të mirën tonë dhe asnjë qytetari. Ne e kemi obligim që ta ruajmë shëndetin tonë. Ne po kërkojmë me ngulm respektimin e masave. Kemi edhe sistemin e komunave me Kuq, Gjelbër dhe Verdhë”.

    ”Ka një dallim të vogël në masa, por ajo duhet të na mbajë gjithmonë vëmendjen se virusi gjendet mes nesh”.

    ”Nëse ju i shikoni dhe analizoni deklaratat dhe thirrjet tona, do ta vëreni se kemi qenë të zëshëm. Nuk ka qenë e lejuar dhe nuk lejohen asnjëherë grumbullimet në masë. Edhe në atë kohë ne kemi pasur paraqitje publike në media dhe institucione. Nëse ka ndodhur një mosrespektim në të kaluarën, a duhet të vazhdojmë të sillemi njësoj”.

    ”Nuk ka të bëjë me kredibilitet, por ne jemi të fokusuar në trajtimin e pacientëve tanë. Ne çdo pacientë, i sigurojmë se secili që ka nevojë do ta marrë trajtimin e duhur dhe profesional”.

    ”Ne kemi thënë se kjo ka ndodhur për këtë arsye dhe është kontribut i secilit prej nesh”.

    Ndërkaq sa i përket çështjes së vaksinimit, Valbon Krasniqi përsëriti se janë në pritje të arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave brenda këtij muaji, njofton Klan Kosova.

    ”Ne përshëndesim këtë vullnet të shtetit të Shqipërisë. Ka rëndësinë e vet. Unë kam bërë të ditur disa herë. Vetëm vaksinimi në masë i popullatës mund të siguroj kontrollim dhe menaxhim të pandemisë. Ajo që po shohim në shtetet tjera fqinje, mund të themis e po shohim një efekt më shumë psikologjik. Vetëm kur të arrijmë të mbulojmë në masën më të madhe vaksinimin e popullatës së përgjithshme atëherë mund të themi se kemi arritur të bëjmë diçka mbi pandeminë”.

    ”Ju keni parë deklaratat e zyrtarëve dhe të ministrit. Ne po presim që brenda këtij muaji të vijë kontingjenti i parë, ritheksoj po presim. Ashtu janë premtimet, Kosova ka bërë përgatitjet e nevojshme”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Edi i ka shpjeguar Burimit se si e kishte bërë gjumin në natën e parë brenda shtëpisë më të famshme në vend,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Anisa e ka zgjuar Burimin nga gjumi. “Çohu prej gjumit, çohu poshtë”, është shprehur...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e re. “Tranquilo” do të titullohet kjo këngë, dhe është pjesë e albumit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.