Shërbimi Spitalor dhe Klinikë Universitar i Kosovës ka publikuar kandidatët që kanë plotësuar kriteret në konkursin për drejtor të këtij institucioni.
Pjesë e garës janë pesë doktorë të cilat kanë plotësuar kriteret për të vazhduar më tej konkurrimin në fazën e mëtejshme.
“Saudin Maliqi, Gani Halilaj, Driton Ukmata, Basri Lenjani dhe Valbon Krasniqi”, janë kandidatët që kanë konkurruar.
Në mesin e doktorëve që kanë konkuruar bën pjesë edhe infektologu Valbon Krasniqi i cili aktualisht është ushtrues i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, por që më herët nuk i plotësonte kushtet.