“Ne nuk jemi ende atje ku duhet në lidhje me vaksinat, pavarësisht njoftimeve të fundit për vaksina premtuese, që janë 90% ose më shumë të efektshme”, shtoi Ryan.
“Shumë vende po përballen me këtë valë. Ato do ta kapërcejnë atë dhe do të vazhdojnë të përballen me të pa vaksina”.
Njoftimi të hënën nga kompania bioteknike amerikane “Moderna” për një vaksinë efikase në 94,5%, pas atij të bërë javën e kaluar nga laboratori amerikan “Pfizer” dhe ai gjerman “BioNTech” për një efikasitet në 90%, ndezi një valë të re të optimizmi në botë.