×
  • Lajme
  • Lajme

    Vaksinimi në Veri, reagon Bahtiri: Është veprim i papranueshëm dhe i ndaluar

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka reaguar pas  fillimit të vaksinimit nga Serbia në Veri të vendit.

    Bahtiri e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe të ndaluar.

    Tutje ai ka potencuar se duhet të mbahen sa më parë zgjedhjet që tu kthehet dinjiteti qytetarëve, duke thënë se qeveria Hoti është e paligjshme.

    Postimi i plotë:

    Futja e vaksinës “Pfizer” nga Serbia në komunat veriore të Kosovës dhe nisja e vaksinimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë në këtë pjesë, është veprim i papranueshëm dhe i ndaluar.
    Asnjë shtet, e aq më pak Serbia që nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe ka kryer krime e gjenocid në vendin tonë, nuk duhet lejuar ta shkel sovranitetin e shtetit.
    Mirëpo, nuk mund të presim diçka më mirë nga një Qeveri e paligjshme me mandat të vjedhur, sepse si e tillë nuk përfaqëson interesat e qytetarëve të Kosovës dhe nuk punon për të mirën e përgjithshme, por i intereson vetëm interesi i klaneve të caktuara që ta shfrytëzojnë buxhetin e shtetit dhe gjitha asetet tjera publike për interesa personale.
    Ishin po këta që e udhëheqin këtë Qeveri të paligjshme që për disa teste të COVID-19 të ardhura nga Serbia në kohën emergjente të pandemisë, nuk kanë lënë ‘guri’ pa lëvizur për ta sulmuar në çdo formë të mundshme Qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti, ndërsa tash kokëulur e të heshtur rrinë para krekosjes së Vuçiqit, që thotë se po i vaksinon qytetarët serbë në pjesën veriore të Kosovës.
    Për t’iu kthyer dinjiteti qytetarëve dhe serioziteti shtetit, duhet sa më parë të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do ta dërgonin në shtëpi këtë Qeveri dhe do ta rikthenin Kryeministër Albin Kurtin, i cili do ta mbrojë dhe zhvilloj Republikën tonë.
    AB

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se ka reaguar pas një rasti të raportuar të sulmit fizik dhe lëndimit të rëndë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale politike në Kosovë, me theks të vecantë vonesat në formimin e institucioneve,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një person, derisa ishte në krye të punës si sigurim në një kafiteri, ka pësuar lëndime të rënda pasi katër të dyshuar...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore, ka fyer dhe...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas Policisë...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture. Sipas Policisë së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.