Për shkak të virusit korona, nevoja për vaksinim kundër gripit është më e madhe këtë vit.
Tetori, është muaji në të cilin rekomandohet të kryhet një proces i rëndësishëm për shëndetin.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, por edhe institucione e qendra tjera studimore rekomandojnë që vaksinimi kundër gripit sezonal të ndodhë gjatë këtij muaji.
Në Kosovë, tashmë janë siguruar dozat e para të kësaj vaksine, me të cilën qytetarët imunizohen paraprakisht ndaj virozave.
Kështu pohon kreu i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Por, në një përgjigje paraprake për televizionin, Ministria e Shëndetësisë ka pohuar se dërgesat e para pritet të arrijnë tek në muajin nëntor.
Në pritje të këtyre vaksinave janë Qendrat e Mjekësive Familjare, ku edhe do të kryhet imunizimi.
Sami Uka, kryeshef në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet, thotë se presin furnizim të mjaftueshëm me vaksina.
Që Prishtina ka nevojë për furnizim të shtuar sivjet, edhe për shkak të situatës me Covid 19, e thotë edhe drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.
Janë ekspertët shëndetësorë të cilët vazhdimisht kanë kërkuar që procesi i imunizimit përmes vaksinave të bëhet me kohë.