Dr. Francis Collins, drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit në SHBA pret që një vaksinë kundër COVID-19 të jetë në dispozicion në dy muajt e ardhshëm.
Shtetet e Bashkuara presin të kenë një vaksinë të vlefshme kundër koronavirusit në “dy muajt e ardhshëm”, tha Dr. Francis Collins, drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit, raporton Cnn.
Collins tha se është “vërtet marramendëse” që një vaksinë Covid-19 do të jetë zhvilluar brenda një viti, duke pasur parasysh se mund të duhet një dekadë për të krijuar një vaksinë të suksesshme.
“Ne jemi në rrugën e duhur për të pasur, besoj brenda dy muajve të ardhshëm të kemi të paktën një vaksinë të drejtuar kundër SARS CoV-2 që do të zbulohet të jetë e sigurt dhe efektive në provat e Fazës 3 të dhjetëra mijëra individë”, tha Collins gjatë seancës përmbyllëse të Konferencës Globale të Milken Institute 2020, e cila sponsorizohet nga institucioni studimor i ish-bankierit Michael Milken.
Collins i tha panelit Milken se zhvillimi i terapisë për Covid-19 po ecën gjithashtu.
Disa prej tyre përfshijnë ilaçe antivirale Remdesivir dhe steroide deksamethasone, të dyja këto u përdorën për të trajtuar Presidentin Donald Trump pasi u diagnostikua me Covid-19.