×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vaksina gjermane kundër Covid-19 shkakton reagim imunitar në testet paraklinike

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Kompania gjermane e bioteknologjisë, “CureVac”, tha të premten se vaksina e saj e mundshme kundër koronavirusit e ka nxitur reagimin imunitar gjatë testimit paraklinik në kafshë.

    E përkrahur nga Fondacioni “Bill & Melinda Gates”, kompania me seli në Tuebingen tha se vaksina të cilën po e zhvillon, e njohur si “CVnCoV”, ka prodhuar antitrupa neutralizues dhe i ka aktivizuar qelizat T, që janë lloj limfocitesh, në minj.

    Kompania “CureVac” është duke e përdorur qasjen e ARN-së, të cilën janë duke e përdorur edhe kompanitë “BioNTeh”, “Pfizer” dhe “Moderna”, të cilat janë duke i testuar vaksinat në njerëz, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Firma gjermane gjithashtu tha se vaksina e saj e ka ulur nivelin e virusit të riprodhueshëm në traktin e sipër të frymëmarrjes dhe i ka mbrojtur mushkëritë e minjve, kur ata iu ekspozuan një virusi të gjallë.

    “Të dhënat paraklinike, të publikuara sot, tregojnë se vaksina jonë e mundshme kundër Covid-19 e ka potencialin për të nxitur një reagim imunitar efikas dhe të baraspeshuar, që e imiton mbrojtjen natyrale imunitare dhe që ofron mbrojtje të mushkërive në një model përkatës sfidues”, tha zyrtarja e kësaj kompanie, Mariola Fotin-Mleczek.

    Pas këtij njoftimi, vlera e aksioneve të kësaj kompanie u rrit menjëherë për 7.8 për qind.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Një 14-vjeçar është plagosur me thikë në ambientet e shkollës “Kolë Jakova” në Tiranë nga një bashkëmoshatar. Kështu ka bërë të ditur...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Një 18-vjecar shqiptar ka ndërruar jetë në Athinë, pas një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga përplasja e dy motoçikletave. Ngjarja ka ndodhur...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump pritet të emërojë Michael Waltzin, një republikan nga Florida, për të shërbyer si këshilltar për sigurinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Një 18-vjecar shqiptar ka ndërruar jetë në Athinë, pas një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga përplasja e dy motoçikletave. Ngjarja ka ndodhur...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, të akredituar për Republikën e Kosovës, Jessica...
    Sport12 Nëntor 2024
    Në Kampionatin Evropian në Taekwondo, të dielën vendin e dytë e zuri garuesja Idva Osmani. Ajo e fitoi medaljen e argjendtë. “Idva...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar se është publikuar Indeksi i Sundimit të Ligjit i World Justice Project për...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump pritet të emërojë Michael Waltzin, një republikan nga Florida, për të shërbyer si këshilltar për sigurinë...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Sekretari i Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, i cili dje në Kuvendin e Kosovës ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.