Përkundër faktit që Rusia ka shpallur se ka gjetur vaksinën kundë COVI-19, brenda 24-orëve në Rusi janë konfirmuar 14 mijë e 231 raste të reja me COVID-19, duke vendosur një rekord të ri ditor, transmeton KosovaPress.
Rusia e cila ka numrin e katërt më të lartë të infeksioneve në botë me mbi 1 milion e 340 mijë raste, kohëve të fundit ka pasur dyfishim të rasteve.
Sipas medieve ruse, aktualisht numri i atyre që kanë vdekur nga kjo sëmundje është 23 mijë e 205 persona, ku vetëm brenda 24 orëve ky numër është rritur për 239 persona.
Mirëpo, të dhënat mujore të publikuara nga Agjencia ruse e Statistikave sugjerojnë që numri real i viktimave është të paktën dyfish më i lartë.
Këtë pranverë, kryeqyteti rus prej 12 milionë e 700 mijë banorësh kishte mbyllur disa biznese dhe kishte vendosur rregulla strikte të vetë-izolimit.
Moska hoqi kufizimet në muajin qershor përpara paradës ushtarake dhe mbajtjes së votimit për ndryshimet kushtetuese që i japin presidentit Vladimir Putin fuqinë për të zgjatur sundimin e tij deri në vitin 2036.