Ndikimi i gripit këtë vjeshtë dhe dimër mund të jetë më i fortë se ai i mëparshmi, paralajmëruan infektologët, sepse përvojat e mëparshme tregojnë rregullin që një epidemi e ashpër e gripit pason pas një sezoni të butë. Prandaj, përveç vaksinës së rekomanduar kundër kovid 19, duhet të merrni edhe mbrojtje sezonale kundër gripit.
Sipas rekomandimeve të fundit të paraqitura në takimin e ekspertëve për gripin, një pushim dy-javor midis vaksinës së gripit dhe koronës nuk është më i nevojshëm, por të dyja vaksinat mund të merren në të njëjtën kohë. Vaksina e gripit do të jetë në dispozicion nga 15 tetori.
Askush nuk mund të parashikojë se si do të jetë situata me gripin sezonal. Specialistët e mjekësisë së brendshme thonë se imunizimi kundër gripit është vendimtar për diabetikët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe pacientët kardiovaskularë për të mbajtur sëmundjen nën kontroll. Kjo është e rëndësishme sepse çdo infeksion ndikon negativisht në rregullimin e sheqerit në gjak dhe rrit mundësinë e sulmit në zemër dhe goditje në tru./FrontOnline/