Në një periudhë prej 11 ditësh, Ardit Demiri ka ndryshuar dhe është prezantuar në dy skuadra të ndryshme.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, fillimisht u prezantua te Llapi i Tahir Batatinës, shkruan FrontOnline.
Kurse, pak ditë më vonë, mesfushori i ri u zyrtarizua te Voska Sport në Maqedoninë e Veriut.
Voska është klub shqiptar që garon në Ligën e Dytë të futbollit maqedonas.
Ndërkaq, prezantimin e Demirit te Llapi e ka fshirë tashmë klubi llapjan nga faqja zyrtare në “Facebook”./FrontOnline/