Komisioni i Garave ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku është diskutuar për ndeshjen e barazhit në Ligën e Parë mes Dukagjinit dhe Flamurtarit, shkruan FrontOnline.
Ndeshjen në fjalë e fitoi Dukagjini me rezultat 2:1 për ta siguruar “finalen” e barazhit për Superligë, shkruan FrontOnline.
Në këtë mbledhje është diskutuar për udhëtimin e Flamurtarit me vetëm një palë fanella, duke mos e respektuar rregullin e skuadrës mysafire.
Kështu, Komisioni Disiplinor ka hapur procedurë disiplinore ndaj klubit prishtinas.
Inicim disiplinor:
“Ndaj: KF Flamurtari; MOTIVI: Mos posedimi i dy palë fanellave me ngjyra të ndryshme për lojë, që është obligim i ekipit mysafir sipas nenit 81, paragrafi 3 i propozicioneve të garave, për çka ishte vonuar fillimi i ndeshjes për dymbëdhjet (12) minuta. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive“./FrontOnline/