Qytetarja nga Prishtina, Elona Mehmeti, ka falënderuar mediat për interesimin që i kanë dhënë rreth rastit të djeshëm, e cila ka pretenduar se është ofenduar dhe sulmuar nga një police.
Pas reagimit të Policisë së Kosovës për rastin në fjalë, Elona thotë se do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore për zbardhjen e këtij rasti.
Policia e Kosovës, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se Drejtoria për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës e PK-së, ka filluar trajtimin e rastit dhe varësisht nga të gjeturat gjatë hetimit do të ndërmerr veprime komfor udhëzimeve të brendshme administrative.
Dje, Elona përmes një postimi në një grup në Facebook, pretendoi se kur ishte duke dalë nga një dyqan, një police e ka ndalur atë për shkak që nuk e kishte maskën e vendosur në fytyrë. Ajo pretendon se policja i është drejtuar duke i thënë “..oj ti me buzë të fryme a e din që me të ra virusi t’i qfryn buzët”.
Në postimin e saj, ajo pretendon se policja ia ka shkulur edhe flokët.
Pas reagimit të Policisë së Kosovës, Elona thotë se ajo ka respekt për Policinë, por në rastin e saj thotë se nëse është dashur të dënohej duhej të mjaftone me kaq, dhe jo të ushtronte dhunë ndaj saj, siç pretendon ajo.
Reagimi i plotë i Elonës pa ndërhyrje:
Reagim per media
Ju faleminderit per interesimin qe keni shprehur rreth rastit! Sic e dini dje para baneses time, kur kam qene e vetme me nje qese ne dore, mka ndodhe rasti ne fjale.
Menjehere pas postimit ne nje grup (postim qe e kam bere me qellim te informimit te qytetareve se cka mka ndodhe) , me kane shkruar shume gazetare per me dale ne media me tregu rreth rastit. I vetmi hape qe do e ndermarrim , eshte ne menyra ligjore dhe nuk do jap intervista, ashtu sic skam bisedu me asnje media deri tash sepse qellimi im seshte me dale ne tv apo nportale, por me vazhdu ne rruge ligjore. Shpresoj qe secili qe keni problem te tille, me pas guximin me be ankese per te drejten tuaj!
Gjithmone respekt pafund per policine e kosoves, por jo per kete rast qe ka mjaftu nje denim nese qenka dashte me me denu (kur as vete se ka masken e vendosur) , e qe ska pas nevoje me ofendu e me ushtru dhune ndaj meje me pretekstin: “une te them e te beje cfare te du e ti ski cka ben”.
E vertete ndoshta asnjeri skemi force te mjaftushme, por me vjen mire qe ka menyra ligjore te cilat do i ndjek.
Gjithashtu , faleminderit per dy policet qe e kane larguar nga une policen ne fjale e qe kane pas sjellje shume te mire.
P.s Si qytetare e ketij vendi qe i gezon te drejtat e garantuara me kushtetute dhe ligj, do te shterr te gjitha mundesite ligjore ne dispozicion , qe ky rast te zbardhet!