Në zgjedhjet e 14 shkurtit, duket se Skenderaj nuk i ka dhënë mbështetje të madhe mbesës së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Kjo sepse Evgjeni Thaçi, nuk bën pjesë në top dhjetshen më të votuar në këtë komunë.
Në listën të cilën e ka siguruar indeksOnline, shihet se kandidati më i votuar është Enver Hoxhaj, i cili ka siguruar 8778 vota.
Pas tij është rënditur me 5512 vota, Mërgim Lushtaku me numër 11.
Ndërsa 8 kandidatët për deputet që morën vota më shumë në Skenderaj janë:
Fadil Nura – 3507
Bedri Hamza – 3094
Ganimete Musliu – 2971
Bekim Haxhiu – 2821
Isa Hajdari – 2310
Blerta Deliu-Kodra – 1971
Mihane Kodra-Bekteshi – 1929
Donjeta Bytyqi 1730
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare Partia Demokratike e Kosovës në komunën e Skenderajt ka marrë 72.29% të votave.
Ndërsa në nivel vendi PDK është partia e dytë me 137. 722 vota.