Elizabeta Krivonogih 18-vjeçe, e cila besohet të jetë vajza e pretenduar e Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin, fshiu profilin e saj në Instagram pasi mori shumë ofendime që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Të hënën është hequr profili në Instagram, i cili përmbante foto të stilit të saj luksoz të jetesës dhe të cilin e ndoqën më shumë se 84 mijë përdorues.
Edhe pse në mediat ruse është rreptësishtë e ndaluar të diskutohet për gratë, dashnoret dhe fëmijët e Putinit, shumë e kanë dëgjuar historinë e lidhjes së dyshuar të Putinit me Svetlanën dhe lindjen e një vajze.
Elizabeth dyshohet se është vajza e paligjshme e Putinit, të cilën ai kurrë nuk e pranoi. Nëna e saj është Svetlana Krivonogih (45), e cila, siç thuhet, ka punuar si pastruese, ndërsa sot është bashkëpronare e një banke të madhe ruse.
Përpara se të fshinte profilin e saj në Instagram, u spekulua se i ishte ndaluar të postonte pasi prej disa kohësh nuk kishte reklamuar edhe pse më parë kishte qenë aktive në rrjetet sociale./FrontOnline/